Britania e Madhe do te mbeshtese autoritetet kosovare ne ngritjen dhe trajnimin e Forces se Sigurise se Kosoves.

Ambasadori britanik ne Prishtina, Endrju Sparks gjate nje vizite ne Ministrine e FSK-se siguroi kreun e ketij dikasteri, Fehmi Mujota, se qeveria britanike do te vazhdoje mbeshtetjen.

Gjate takimit, dy bashkebiseduesit u angazhuan per nenshkrimin sa me shpejt te memorandumit te bashkepunimit mes dy vendeve ne fushen e mbrojtjes.

Ata vleresuan si shume te rendesishme rritjen e kapaciteteve dhe funksionalizimin e plote te FSK-se.

Top Channel