
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad ka deklaruar se vendi i tij mirepret bisedimet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes “ne nje atmosfere miqesore dhe respekt te reciprok”.
Ahmadinexhad ka reaguar pas fteses se presidentit amerikan Barak Obama i cili i ka shprehur mundesine e nje takimi “koke me koke” me Iranin, edhe pse ka shprehur “shqetesim te thelle” per veprimet e Teheranit.
“Tashme bota po hyn ne epoken e dialogut”, eshte shprehur Ahmadinexhad perpara qindra mijera njerezve ne celebrimin e 30-vjetorit te revolucionit islamik.
“Administrata e re ne SHBA-ve lajmeroi se po shkon drejt ndryshimit dhe eshte duke marre rrugen e dialogut. Eshte e qarte se ndryshimi i vertete duhet te jete i domosdoshem, jo vetem nje ndryshim taktik, dhe eshte e qarte se kombi iranian do te mireprese ndryshimin e vertete”, tha lideri i Teheranit.
Top Channel