Kryeministri i Australise, Kevin Rudd, tha se zjarret nga te cilat 131 vete kane humbur jeten ne juglindje te Australise, mund te konsiderohen si vrasje masive.
Policia thote se shume zjarre jane ndezur qellimisht. Ajo ka rrethuar disa zona per t’i trajtuar si skena te mundshme krimi. Kryeministri Rudd tha se numri i viktimave te shkaktuara nga zjarri pritej te rritej. Ai paralajmeroi se vendin e prisnin sfida te forta ne perballimin e situates.
“Do te kemi veshtiresi te shumta perpara, nuk do ta kemi te lehte. Kombi yne duhet te pergatitet per ato qe une besoj se do te jene sfida shume te forta qe na presin perpara”, tha Rudd.
Dhjetra mije zjarrfikes, te mbeshtetur edhe nga forcat e ushtrise, po perpiqen te vene nen kontroll zjarret.
Autoritetet thone se keto zjarre, qe kane shkaterruar disa qendra te banuara, jane zjarret me te medha ne historine e Australise.
Top Channel