
Ashtu sic ishte paralajmeruar edhe ne deklaraten e Bashkimit Europian gati dy jave me pare, perfaqesues te Trojkes Europiane ambasadorja ceke, ambasadori i delegacionit te BE-se, Helmut Lohan dhe ambasadori i Suedise, u takuan ne menyre konfidenciale me kryeministrin e vendit gjate paradites se te henes.
Takimi ishte ne vijim te bisedimeve te nisura me zevendeskryeministrin Pollo, disa dite me pare kur shefi i qeverise ishte ne nje udhetim disaditor ne Davos dhe Uashington.
Mesohet nga burime te sigurta se ambasadorja ceke i ka shprehur dhe njehere kryeministrit Berisha, shqetesimin e Brukselit, qe Ligji i Dosjeve ka probleme te medha ligjore dhe kushtetuese.
Brukseli ka shkuar nje hap me tej kur permes Trojkes thuhet se i ka kerkuar kryeminstrit ne kete takim qe te mos vazhdohet me tej me zbatimin e tij duke ngritur autoritetin e verifikimit te figures dhe se ne Shqiperi eshte shume e rendesishme qe te respektohet shteti i se drejtes dhe kushtetuta, mesa duket nje insinuate e qarte se ngritja e ketij komisioni ende pa patur nje vendim te Gjykates Kushtetuese, do te interpretohej si presion ndaj Gjykates Kushtetuese dhe vendimit te saj ndaj ankimimeve te bera per ligjin e lustracionit nga nje disa grupime politike dhe shoqerore ne vend.
Mesohet gjithashtu se Trojka ka nenvizuar si shume te rendesishem faktin qe kuadri ligjor i Shqiperise te jete ne perputhje me Kushtetuten dhe normat komunitare sidomos tani qe eshte ne prag te aplikimit per statusin e vendit kandidat ne BE.
Sipas te njejtave burime kryeministri Berisha mesohet te kete garantuar Trojken se nuk do te cenohen institucionet e pavarura, duke lene te kuptohet se ska ne plan te terhiqet nga zbatimi i ligjit, duke e quajtur kete detyrim presonal te tijin perkundrejt shqiptareve, i bindur se institucionet duhet te pastrohen nga njerezit qe kane pergjegjesie per krimet e komunizmit.
Megjithese nuk ka nje deklarim zyrtar nga qeveria per kete takim me Trojken Europian, ne njoftimin zyrtar te kryeministrise per nje tjeter takim, ate me shefen e diplomacise greke, kryeministri Berisha ka hedhur nje tjeter hap te vendosur per zbatimin e tij kur eshte shprehur se qeveria do te vleresonte maksimalisht faktin nese eksperte te ceke do te mund te vinin ne Shqiperi per te ndihmuar ne zbatimin e ligjit, madje ka shprehur edhe njehere garanci se Ligji i Lustracionit do te zbatohet ne perputhje te plote me parimet e shtetit ligjore dhe standartet e Strasburgut.
Top Channel