Manaj: Te gatshem per bisedime teknike

09/02/2009 18:05

Numri dy i qeverise se Kosoves, Rame Manaj ka deklaruar se Prishtina eshte e gatshme te bisedoje me Beogradin per ceshtje teknike.

Megjithate, duke folur ne nje interviste per BBC, Manaj ka nenvizuar se Kosova nuk hyn ne bisedime nese nuk i garantohet statusi i barabarte me Serbine.

“Bisedimet Kosove-Serbi nuk mund te trajtohen ndryshe, pervecse si du shtete te pavarura dhe sovrane”, ka pohuar Manaj.

Reagimi i tij erdhi pas njoftimit se UNMIK ka ftuar palen kosovare dhe ate serbe qe te bisedojne ne nivel ekspertesh per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe.

Top Channel