Serbia nuk ka me besim tek NATO, pas punes qe Aleanca beri me Forcen e Sigurise se Kosoves. Reagimi vjen nga ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic.

“Humbja e besimit tone tek NATO eshte pasoje e rolit te saj ne krijimin, trajnimin dhe formimin e te ashtuquajtures FSK”, ka thene Jeremic. “Kjo eshte shkelje e qarte e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe per ne eshte e papranueshme”, ka thene ministri per nje gazete te Beogradit.

Sipas tij, ekzistojne mosmarreveshje me SHBA-ne per statusin e ardhshem te Kosoves, ndersa vleresohen raportet me Rusine.

Top Channel