“Vetevendosje”: Rajoni i Anamoraves ne rrezik

09/02/2009 15:05

Levizja “Vetevendosje” ka dhene alarmin per situaten ne te cilen ndodhet rajoni i Anamoraves, i cili sipas saj rrezikon te merret nen kontroll nga Serbia.

Levizja e drejtuar nga Albin Kurti u ka bere thirrje qytetareve qe te organizohen dhe te ruajne territoret e tyre.

“Per te kapercyer problemet ne terren, njerezit duhet te organizohen per te mbrojtur fshatrat e banuara me shqiptare, qe te mos kalojne nen kontrollin e Serbise”, thuhet ne nje komunikate te “Vetevendosje”.

Levizja ne fjale ka ftuar shqiptaret te marrin pjese ne protesta ne Prishtine dhe qytete te tjera, nderkohe qe ka shtuar aktivitetet ne rajonet qe pritet t’i nenshtrohen planit te decentralizimit sipas paketes “Ahtisari”.

Top Channel