Zjarret djegin parqet ne jug te Australise
07/02/2009 10:00
Zjarrfikesit po perballen me dhjetera zjarre ne juglindje te Australise, shumica e te cilave ne parqe dhe shkurre.
Mijera zjarrfikes po tentojne te shuajne flaket, te ndihmuar edhe nga avionet me uje. Javet e fundit Australia eshte goditur nga temperatura teper te larta, qe kane arritur deri ne 47 grade Celsius.
Nese ererat do te vazhdojne, autoritetet vendase thone se zjarret mund te perhapen me tej. 410 akra jane djegur ne nje park ne afersi te Melburnit, ndersa tre zjarre kane rene ne luginen Hunter, ne veri te Sidneit. Zjarrfikesit kane kerkuar qe banoret te mos largohen, por te mbrojne pronat.
Top Channel