SHBA, kunder planeve ruse per bazat ne Gjeorgji

07/02/2009 11:35

SHBA ka shprehur keqardhjen per planet ruse, per te vendosur baza ushtarake ne dy rajonet separatiste te Gjeorgjise, ne Abkhazi dhe ne Osetine Jugore.

Departamenti i Shtetit njofton se kjo perben shkelje te armepushimit mes Gjeorgjise dhe Rusise, te arritur pas luftimeve te gushtit te 2008.

Reagimet amerikane pasuan deklaratat e NATO-s se kreu i Aleances dhe zevendeskryeministri rus kishin mosmarreveshje rreth planeve ruse per ngritjen e bazave ushtarake ne territoret e Gjeorgjise.

Rusia planifikon te vendose nje baze detare ne portin Ochamchire dhe te ngreje nje baze tjeter ushtarake ne Abkhazi dhe Oseti. Zedhenesi Robert Wood, tha se me vendosjen e bazave shkelet sovraniteti dhe integriteti territorial i Gjeorgjise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA