Interesat e bonove te thesarit me afat maturimi 3-mujor kane nisur te ulen per here te pare pas disa muajsh rritje.
Ne ankandin e fundit te zhvilluar nga Banka Qendrore, vetem nje dite me pare, interesat e bonove 3 mujore rane ne 5.99 per qind, kur ne ankandin e meparshem, interesat per bonot me afat te njejte maturimi ishin 6.3 per qind.
Renia e interesit te bonove ndodhi pak dite pasi Banka e Shqiperise kishte marre vendim per uljen e normes baze te interesit me 0.5 perqind. Por ekspertet e Bankes Qendrore thone se eshte ende heret per te dhene nje vleresim perfundimtar nese kostoja e borxhit shteteror ka filluar me ne fund kurben renese, pas rritjes se forte qe shenoi gjate muajve te fundit te vitit te kaluar.
Ata presin reagimin e tregut edhe per interesat e bonove me afat maturimi 1-vjecar nga te cilat percaktohen dhe normat e interesave te kredive qe bankat japin per qytetaret dhe bizneset.
Ne ankandin e fundit te zhvilluar ne janar, perpara uljes se normes se interesit, bonot njevjecare kapen nivelin maksimal te viteve te fundit mbi 8.95 per qind. Ekspertet thone se presin qe efekti i normes se interesit te jete me i madh ne uljen e interesit te bonove, por gjithcka do te varet nga kerkesa e qeverise per borxh.
Nese kerkesa e qeverise do te vazhdoje te jete e larte, atehere interesat e bonove mund te mbeten ne nivelet e larta aktuale, duke rrezikuar qe edhe interesat e kredive per qyetetaret te mbeten te larta.
Top Channel