Remontet, pese qytete tre ore pa energji

06/02/2009 08:20

Nuk kane te ndalur kufizimet e dritave ne vendin tone, edhe pse premtohet nje zgjidhje e ceshtjes sa me shpejt.

Kesaj here mungesa e energjise elektrike nuk lidhet me sasine, por me rrjetin, i cili vazhdon te sjelle probleme nga amortizimi. Pas defektit qe solli erresiren ne kater qytete te Shqiperise dy net me pare, OST deklaron nje tjeter kufizim, per shkak te nderhyrjes ne rrjet.

Diten e sotme, nga ora 12:00-15:00, do te kryhen punime ne linjen 220 kv Rrashbull-Tirane, e per pasoje do te nderpritet energjia elektrike ne qytetet: Durres, Kavaje, Vlore, Lushnje dhe Fier.

Linja 220 kv pesoi defekt per shkak te motit, duke lene ne erresire te plote disa qytete kryesore te vendit. Situata ka marre zgjidhje vetem per disa sherbime te tjera te rendesishme, si komisariatet e policise, antenat e
telefonise, Porti i Durresit etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA