Ministria e Puneve te Brendshme ka krijuar ekipin udheheqes te policise se Kosoves. Pas nje procesi konkurimi, i cili ishte i domosdoshem per shkak te kalimit te policise nen ombrellen e qeverise dhe jo me te UNMIK-ut.

Ne emerimin e dy zevendesdrejtoreve te pergjithshem duket se jane plotesuar dy standarte. Se pari, emerimi i Atifete Jahjages sherben per plotesimin e standarteve te perfaqesimit gjinor.

Ndersa standarti tjeter ka te beje me perfaqesimin e minoriteteve. Per here te pare ngjitet ne hierarkine me te larte te policise edhe nje pjesetar i komunitetit serb. Ai eshte Dejan Jankovic.

Emerimi i tij ka rendesi te vecante pasi ne kete menyre kerkesa e komunitetit serb per perfaqesim ne policine e Kosoves jashte planit gjashte pikesh te Ban Ki Moon, s’do te gjeje me terren.

Jashte struktures udheheqese te policise eshte lene gjeneral Rrahman Sylejmani, qe ka qene udheheqes i hetimeve dhe qe ka pasur barren kryesore ne arrestimin e mjekeve dhe te tre gjermaneve te sherbimit sekret BND.

Top Channel