Ministri i Jashtem i Spanjes, Miguel Angel Moratinos ka refuzuar thirrjen e Parlamentit Evropian qe pavaresia e Kosoves te njihet nga te gjitha vendet e BE-se.

“Ne respektojme te gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian, por qeverite kane opinionet e tyre”, ka deklaruar Moratinos.

Ai ka shtuar me tej se shumica e vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Top Channel