Federata e notit pezullon 3 muaj Michael Phelps

06/02/2009 10:45

Federata amerikane e Notit ndeshkon notarin Michael Phelps, fituesi i 8 medaljeve te arta ne Olimpiaden e Pekinit. Sportisti eshte pezulluar per tre muaj nga garat, pas publikimit te nje fotoje ne “News of the World”, ku ai thithte marihuane ne nje feste studentesh.

“Ne kete rast nuk eshte shkelur asnje ligj per doping, por kemi vendosur t’i japim Michael nje mesazh te forte pasi ka zhgenjyer shume persona, vecanerisht mijera femije qe e shohin si model dhe hero”, shpjegon federata ne nje komunikate te publikuar ne faqen e saj te internetit.

Federata i ka nderprere notarit cdo mbeshtetje financiare gjate kohes qe do te jete i skualifikuar. Komunikata thote se vendimi eshte pranuar nga Phelps, qe ka shprehur angazhim per te rifituar besimin e federates. Periudha e pezullimit do te perfundoje ne kohen e duhur, qe sportisti te nise pergatitjen per Kampionatin amerikan me 7 korrik.

Top Channel