Sekretari i Keshillit Bashkiak: Votimi i rregullt

05/02/2009 15:25

Sekretari i Keshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, ka sqaruar para mediave detyren qe ky Keshill duhet te kryeje dhe ka kryer ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, ne 3 shkurt 2009.

Gjonaj eshte shprehur se i ka dorezuar zyrtarisht procesverbalin se bashku me rezultatin e votimit ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, kryetarit te ketij Keshilli, Sokol Dervishaj, per te hedhur firmen e tij.

“Nuk hasem asnje veshtiresi te pazakonte. Ne votim dhane voten e tyre pro, 29 anetare te Keshillit. Ia raportuam rezultatin kryetarit te Keshillit, i cili fillimisht e pranoi, po vetem pak minuta me vone, ne menyre te papritur e anuloi”, u shpreh sekretari i Keshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj.

Sekretari shpjegon se ky eshte versioni i vetem zyrtar i konkluzionit te mbledhjes se tre shkurtit, pasi sipas tij vetem sekretaria dhe sekretari i Keshillit kane te drejten dhe detyrimin institucional te kryejne kete proces.

Nderkohe keshilltari, Tahir Muhedini, njekohesisht kryetar i Partise per Drejtesi dhe Integrim ka konfirmuar edhe njehere se ka votuar pro projektbuxhetit.

 “Me pergjegjesi te plote qytetare, per qytetaret e Tiranes qe shpresojne sherbime me te mira, ne nje qytet te paster dhe me mire per t’u jetuar, une votova pro buxhetit”, u shpreh Muhedini.

Top Channel