Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane riafirmuar qendrimet e tyre se me Serbine mund te bisedohet per ceshtje te ndersjella, por ne asnje menyre mbi statusin e Kosoves.

Pas takimit me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier, lideret kosovare jane shprehur se ceshtja e statusit ka marre fund me 17 shkurt, kur u shpall dhe pavaresia e Kosoves.

Ndersa Zannier nga ana e tij u shpreh se, UNMIK nuk synon te imponoje bisedimet, por shpreson tek dialogu mes dy vendeve.

Kryeadministratori ka theksuar gjithashtu se plani 6 pikesh eshte nje ceshtje e mbyllur dhe ka shtuar me tej se mandati i UNMIK-ut sa vjen dhe po reduktohet pasi pergjegjesite po i merr misioni i ri evropian.

Top Channel