PS : Po krijohet policia elektorale

05/02/2009 16:15

Partia Socialiste formulon nje akuze te re ne lidhje me funksionimin e strukturave te Policise se Shtetit dhe shnderrimin e tyre ne infrastruktura policore politikisht te motivuara ne funksion te zgjedhjeve te vitit 2009. 

Deputeti i PS Pirro Lutaj sjell disa shembuj.

“Drejtori i Policise Qarkut Fier, Shemsi Premçi, i perjashtuar nga policia 1998, per abuzime ne detyre, pak para ngjarjeve te 14 shtatorit ; shefi i Komisariatit te Policise Fier, Latif Kulla, aktivist i spikatur politik, anetar i Komisionit Zgjedhor te PD ne Delvine;Xhavit Cici perjashtuar nga Policia e Shtetit, per shkelje betimi gjate zgjedhjeve te pushtetit lokal ; Mehmet Rrapo, i akuzuar per trafik. 3 here ne ndjekje penale per shperdorim detyre dhe kryerje te veprimeve arbitrare. Aktualisht nen pergjegjesi penale dhe  gjykim ne gjendje te lire”, permendi Lutaj.

Shqetesimi i PS-se, sipas deputetit Lutaj nuk lidhet vetem e krijimin e policise elektorale sipas saj por edhe me perkeqesimin e situates kriminale.

Nje  tjeter element qe lidhet me zgjedhjet e 2009 preku ne nje konference per shtyp edhe kryetari i LSI Ilir Meta. Ai u fokusua ne procesin e pajisjes se shtetasve me karta identiteti,  si nje nga standartet thelbesore te mbajtjes se zjedhjeve te qershorit.

“Ne konstastojme me shume shqetesim qe ne realizimin e ketij procesi, Berisha po tregon paaftesine e tij dhe perpiqet ta mbuloje gjithcka me premtime. Megjithe premtimin e bujshem per pajisje me karta, deri me sot nuk ka ndodhur asgje konkrete”, u shpreh Meta.

Top Channel