Defekt i rende, kater rrethe pa energji

05/02/2009 08:15

Nje defekt i rende ne linjen e tensionit te larte 220 kilovolt Tirane-Rrashbull ka lene pa energji nje pjese te madhe te Shqiperise se Mesme.

Burime nga OST konfirmuan se per shkak te defektit eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne qytetet Durres, Shijak, Kavaje, Rrogozhine, Lushnje e Fier, si dhe ne fshatrat e ketyre zonave.

Defekti ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme dhe specialistet e OST-se thane se do te duhet nje kohe e gjate per riparimin e tij.

Per kete arsye eshte gjetur nje zgjidhje vetem per furnizimin me energji elektrike te objekteve te rendesise se vecante. Keshtu, OSSH ka siguruar furnizimin me energji elektrike te spitaleve dhe hidrovoreve ne keto zona, nepermjet linjes se Jugut. Specialistet mendojne qe per riparimin e defektit do te duhen disa dite dhe po shikohet mundesia e gjetjes se zgjidhjeve te perkohshme per furnizimin me energji edhe te disa sherbimeve te tjera te rendesishme, si komisariatet e policise, antenat e telefonise, Porti i Durresit etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA