Berat, Xhuveli: Masa ndaj ndotesve te ambientit

05/02/2009 12:45

Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli ka kerkuar nga drejtuesit lokale ne qarkun e Beratit mbylljen e te gjitha aktiviteteve qe nuk respektojne kriteret per mbrojtjen e ambientit.

Gjate nje takimi ne prefekturen e Beratit, Xhuveli ka terhequr vemendjen per marrjen e masave ligjore ndaj guroreve qe nuk perdorin impiantet e pastrimit.

Shfrytezimi i pyjeve dhe rigjenerimi i tyre me mbjellje te reja ka qene nje nga pikat e trajtuara ne kete takim.

Ne zonen e Beratit jane disa aktivitete si gurore, furrat e prodhimit te gureve gelqerore, firma qe shfrytezojne inerte. Problematike eshte situata ne uzinen e baterive apo ne zonat naftembajtese ne Kucove.

Top Channel