
Rafael van der Vaart ndihet optimist per blerjen me te fundit te Real Madrid qe eshte francezi Julien Faubert, i ardhur ne “Bernabeu” gjate oreve te fundit te merkatos dimerore.
“Eshte nje lojtar qe i nevojitej skuadres. Kishim shume nevoje per te. Eshte nje lojtar shume i shpejte dhe mund te luaje ne te dyja krahet. Jam i sigurt se me te do te kuptohem mire”, thekson mesfushori holandez.
Ne vijim, ai flet per bashkekombasin Arjen Robben, i cili ka rezultuar si nje nga lojtaret me vendimtare te Real Madrid gjate javeve te fundit. “Arjen eshte nje element shume i rendesishem per ne. Eshte nje lojtar fantastik dhe eshte nje mekat qe ka ndaluar pasi ishte ne nje forme te shkelqyer”, shprehet ish lojtari i Hamburgut. Ne fund te intervistes, Rafael van der Vaart thekson se po punon shume per t’u kthyer ne formacionin titullar.
Top Channel