
Shqiperia mund te perfitoje 15 deri ne 24 milione euro ne vit vetem me shitjen e krediteve te oksidit te karbonit.
Sipas protokollit te Kjotos, te gjitha vendet qe shkaktojne oksid karboni mbi nivelet e lejuara jane te detyruara te investojne ose ne permiresimin e teknologjise se bizneseve te tyre, ose ne vende te tjera duke investuar per projekte te cilat nuk ndotin mjedisin.
“Shqiperia ka burime te medha energjitike qe mund t’i shese ne kuader te krediteve te oksidit te karbonit. Ketu kemi energjine elektrike, ate te perfituar nga era dhe diellorja. Keto jane teknologjite e pranuara ne rang nderkombetar”, deklaron specialisti i Ministrise se Ambjentit, Pellumb Abeshi.
Duke perfituar nga keto rrethana, Abeshi tregon se Shqiperia ka disa marreveshje bashkepunimi me Italine dhe vende te tjera, kryesisht per ngritjen e teceve hidrike. Bisedimet jane fokusuar per ngritjen e teceve ne Lure, Ashtes, por edhe ne kaskaden e Devollit.
“Shqiperia duke u zhvilluar ekonomikisht, kjo vlere e krediteve qe kemi vjen duke u zvogeluar ne vite, por deri ne vitin 2020 Shqiperia ka rezerva per te shitur ne tregun nderkombetar”, shton Abeshi.
Projektet qe do te miratohen nga qeveria shqiptare me pas do te vleresohen nga instancat nderkombetare. Ndotja e lejuar per Shqiperine eshte deri ne 2.5 milione tonelata karbon dhe kostoja eshte 6 deri ne 9 euro per ton, projekt ky qe do te zgjase edhe gjate 11 viteve te ardhshme.
Top Channel