Sejdiu: Bisedimet me Serbine, vetem si dy shtete

04/02/2009 14:20

Presidenti Fatmir Sejdiu i eshte pergjigjur deklarates se homologut serb Boris Tadic, qe shprehu gatishmerine per bisedime me lideret shqiptare.

Sejdiu theksoi se bisedimet me Serbine mund te zhvillohen vetem ne nivelin e dy shteteve te pavarura. Komentet vijne ne prag te takimit te neserm te shefit te UNMIK-ut, Lamberto Zannier me kreret politike ne Kosove. Edhe qeveria e Kosoves ka perseritur se me Serbine mund te bisedohet vetem si dy shtete.

Ndonese ende nuk eshte caktuar forma e bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit, zyrtaret kosovare nuk do te pranojne bisedime per ceshtje qe nuk jane teknike.

Top Channel