Sabatini: Ujkani ka përparuar

04/02/2009 10:15

Mbyllja e merkatos së dimrit ka lënë të hapur problemin e portierëve te Palermo. “Veterani” Fontana nuk është larguar nga sicilianët (ashtu si pretendonte) dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të mos jetë pjesë e skuadrës.

Roli i zëvendësuesit të Marko Amelias, do të vazhdojë të mbulohet nga Saimir Ujkani. Me gjithë problemet e brendshme, drejtuesit e Palermos kanë shprehur besim te potenciali i “gardianit” kuqezi.

“Jemi të kënaqur nga Ujkani”, deklaroi drejtori sportiv i klubit, Sabatini. “Djaloshi ka përparuar shumë dhe impenjohet seriozisht në seancat stërvitore me trajnerin Paradizi. Ai është mjaft i edukuar dhe portieri i dytë duhet të ketë edhe këtë virtyt

Top Channel