
Vetëm pak ditë pas derbit spektakolar Dinamo-Tirana, sot në “Qemal Stafa” luhet një tjetër ndeshje emocionuese.
Partizani pret kushërinjtë-rivalë të Dinamos, në një sfidë ku do të kërkojë vazhdimësinë pas fitores në fushën e Bylisit. Trajneri Shpëtim Duro pritet të mos bëjë asnjë ndryshim nga formacioni që mori tri pikët gjatë fundjavës së kaluar, ndërkohë që në dispozicion të skuadrës do të jetë edhe Viktor Gjyla, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Mesfushori pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Objektivi kryesor i të kuqve është fitorja dhe këtë e konfirmon kapiteni Orges Shehi. “Arritëm tri pikë shumë të rëndësishme në Ballsh, por atë ndeshje e kemi harruar dhe tashmë jemi të përqendruar te derbi me Dinamon”, deklaroi “gardiani”.
“Do t’i marrim ndeshjet një nga një, për të arritur objektivin që është largimi nga zona e ftohtë. Hakmarrje? Nuk e mendoj sfidën e nesërme (sotme) si hakmarrje për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ku humbëm titullin.
Kërkoj fitoren, por vetëm sepse Partizani ka nevojë për këto pikë”. Në kampin blu, trajneri Zlatko Daliç duhet të zgjidhë enigmat
në formacion, ku duhet të bëjë pa disa lojtarë kryesorë. Portieri Kotorri, Poçi, Brahja e Nikoliç do të mungojë për arsye kartonësh, ndërkohë që kapiteni Pisha rikthehet pas pezullimit. Tekniku kroat e cilëson derbin si një takim të vështirë, por
edhe si mënyrën për t’iu afruar
Top Channel