Manchester United siguron te riun Valencia

04/02/2009 17:45

Sir Alex Ferguson triumfon serish ndaj Real Madrid. Tekniku i Manchester United ka arritur te marre ne skuader te riun e Wigan, Antonio Valencia.

“Djajte e kuq” kane ofruar rreth 20 milione euro per mesfushorin e ri, duke siguruar sherbimet e tij ne muajin qershor te ketij viti. Lojtari nga Ekuadori kerkohej me ngulm edhe nga skuadra spanjolle, por Real Madrid nuk ka mundur ta kaloje me sukses garen e hapur nga Manchester United. Lojtari i datelindjes 1985 konsiderohet si nje mesfushor mjaft i talentuar dhe kete e ka treguar edhe gjate sezonit aktual me skuadren e Wigan.

Persa i perket luftes mes Ferguson e Real Madrid, duket se skocezi ka rritur t’u jape nje tjeter “shuplake” spanjolleve, pasi bindi portugezin Ronaldo te qendronte ne “Old Traford”.

Top Channel