Hiqen nga tregu kukullat Sasha dhe Malia

04/02/2009 10:15

Kukullat me emrat e dy vajzave te presidentit Obama, Sasha dhe Malia nuk ekzistojne me dhe tani kane nje emer tjeter.

Me kerkesen e zonjes se pare amerikane Michelle Obama, nje kompani amerikane e prodhimit te lodrave, ka ndryshuar emrat e tyre. Kukullat u quajten fillimisht Marvelous Malia (Malia e mrekullueshme) dhe Sweet Sasha, (Sasha e embel), por tani ato mbajne emrin Marvelous Mariah dhe Sweet Sydney.

Zonja e pare ne Shtepine e Bardhe, kishte deklaruar se vendojsa e emrave te vajzave te saj dy kukullave ishte dicka e papershtatshme. Michelle deklaroi se e vleresonte vendimin e kompanise. Kukullat, pjese e koleksionit Ty Girlz dolen ne shitje ne muajin janar.

Parate e grumbulluara nga shitja e kukullave do te dhurohen per bamiresi.

Top Channel