Aksident i rende ne Kosove, 2 te vdekur e 4 te plagosur

04/02/2009 12:35

Dy gra kane gjetur vdekjen ne nje aksident te rende rrugor, te ndodhur mengjesin e sotem ne aksin rrugor Prishtine-Podujeve.

Mesohet se edhe kater persona te tjere jane plagosur ne aksident. Dy automjete u perplasen sipas policise ne afersi te fshatit Vranidoll.

Njera prej viktimave mbeti e vdekur menjehere, ndersa tjetra nderroi jete ne spital. Njeri prej te plagosurve ndodhet gjithashtu ne gjendje kritike. Viktimat jane nga fshati Bradash i Podujeves.

Kane nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti.

Top Channel