Vllaznia e 212-a në renditjen e IFFHS-së

03/02/2009 10:05

Vllaznia vazhdon të jetë skuadra e vetme shqiptare që figuron në renditjen e 350 klubeve më të mira në botë, të organizuar nga IFFHS (Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Futboll).

Në klasifikimin për periudhën nga 1 shkurti 2008 deri më 30 janar 2009, shkodranët renditen në vendin e 212 (duke u ngjitur me një pozicion), përkrah Olimpia Teguçigalpa të Hondurasit dhe ekuadorianëve të Deportivo Çuenkas, me 79 pikë të grumbulluara. Kuqeblutë e drejtuar nga Agim Canaj kanë lënë pas vetes klube të njohura evropiane si italianet Siena, Palermo, Atalanta e Torino, anglezët Midëllsbrou e Totenhem dhe holandezët e Herenven.
 
Në krye të klasifikimit është konfirmuar Mançester Junajted, që ndiqet nga Bajerni i Mynihut, Barcelona, Liverpuli, Boka Xhunjors e Çelsi.

Top Channel