Tadic: Gati te bisedojme me shqiptaret

03/02/2009 21:50

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia ka vullnetin per te biseduar me lideret shqiptare te Kosoves per “ceshtjet ditore”.

“Ne jemi te gatshem te bisedojme per ceshtjet ditore qe kane te bejne me jeten e perditshme me perfaqesuesit legjitime te shqiptareve te Kosoves, por keto ceshtje nuk mund ta vene ne pikepyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbise”, ka pohuar Tadic.

Nga ana e tyre, zyrtaret me te larte te Kosoves kane thene se cfaredo bisedimesh me Serbine mund te mbahen vetem ne nivelin e dy shteteve te barabarta.

Top Channel