Shqiperia, ne prag te epidemise se gripit

03/02/2009 08:15

Virusi i gripit australian qe ka perfshire Europen, pritet te mberrije ne Shqiperi per pak kohe.

Departamenti i semundjeve infektive te vendit tone ka parashikuar se kete muaj virusi do te preke vendin tone.
Deri tani brenda 24 oreve paraqiten rreth 500 veta ne urgjenca, spitale dhe qendra shendetesore.

Sipas Institutit te Shendetit Publik, pacientet qe jane regjistruar ne spital per te marre ndihme mjekesore jane shtuar dita-dites, nga nisja e vitit te ri.

Specialistet thone se ky do te jete virus gripi dhe jo vetem nje viroze e thjeshte stine, si ajo qe ka prekur 9 mije persona vetem gjate javes se fundit.

Viroza ka prekur me shume femijet e vegjel, te semuret kronike, ata qe punojne ne grup dhe personat qe kalojne kohe te gjate duke punuar.

Top Channel