Prishtine, bie nga kati i shtate 22-vjecari, nuk dihen motivet

03/02/2009 13:30

Nje 22-vjecar ka gjetur vdekjen pasi ka rene nga kati i shtate i baneses se tij, ne Prishtine.

Sipas hetimeve te para, policia sqaron se shkak per ngjarjen mund te jene bere debatet e ashpra ne familjen e te riut, Ziadin Novoberdaliu.

Ne shtepi eshte gjetur i lenduar edhe i ati i viktimes gje qe shton dyshimet e policise per perplasje fizike, nderkohe qe ekspertet do te hetojne me gjate ceshtjen.

Ende nuk dihet nese i riu ka vrare veten apo eshte shtyre nga ndonje person tjeter.

Deshmitaret thone se kane degjuar krisma perpara se 22-vjecari te binte nga lartesia. Viktima nuk ka treguar asnjehere crregullime psiqike, thone fqinjet, nderkohe qe studionte ne Turqi.

Trupi i viktimes i eshte nenshtruar ekspertizes ligjore ne perpjekje per te zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Top Channel