Ndersa shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka iniciuar nje takim ndermjet Prishtines dhe Beogradit per fillimin e zbatimit te planit 6 pikesh te Ban Ki Moon, forcat politike ne Kosove kane bere te qarte se do te pranojne bisedime vetem si dy shtete sovrane.

 

 

Zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi, deklaroi se per Kosoven vendosin vetem institucionet e saj, ne emer te qytetareve te Kosoves. Ndersa, kreret e partive opozitare megjithese i vleresojne te rendesishme bisedimet mes Kosoves dhe Serbise, kerkojne qe paraprakisht te plotesohen disa kushte.

Nenkryetari i AAK-se, Bajram Kosumi thote se nuk mund te kete bisedime me interesa te dyanshme, kur Serbia financon dhe krijon institucione te paligjshme ne veri. “Ne pranojme bisedimet, por vetem si dy shtete”, tha ai. Kurse Behxhet Pacolli, kryetar i AKRS-se shprehet se Serbia e ka nje partner, Kosoven, nese do te bisedoje me te si nje shtet i pavarur me pozita te njejta.

Me i painformuari ne lidhje me mundesine e bisedimeve te shumeperfolura Prishtine-Beograd, shprehet Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit per pune te jashtme, i cili thote se nuk di te kete kerkese per bisedime gjashtepaleshe. Takimi mes dy vendeve eshte iniciuar nga shefi ne largim i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe synon fillimin e zbatimit te planit 6 pikesh te sekratarit te OKB-se Ban Ki Moon.

 

 

Top Channel