Pacolli: Njohja nga 6 shtete, merite e imja

03/02/2009 17:25

Kryetari i partise Aleanca per Kosoven e Re, Behxhet Pacolli ka deklaruar se 6 shtete qe kane njohur pavaresine e Kosoves e kane ndermarre kete vendim fale lobimit te tij.

Pacolli ka bere te ditur se vetem pak dite me pare eshte kthyer nga vizitat ne disa shtete, te cilat i kane premtuar se shume shpejt do te njohin sovranitetin e Kosoves.

Kryetari i AKR ka preferuar te mos publikoje emrat e shteteve te cilat ka vizituar, por eshte shprehur optimist se njohjet e pavaresise nuk do te vonojne. Gjithashtu, ai nuk e perjashton mundesine e njohjes nga disa nga vendet e ish-bllokut sovietik.

Top Channel