Mishollovski fton Bakojanis ne Shkup

03/02/2009 12:00

Ne kohen qe ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis ndodhet ne nje turne ne Ballkan, i vjen nje ftese per vizite zyrtare edhe nga Maqedonia.

Homologu maqedonas Antonio Milloshovski e fton zonjen Bakojani, ne cilesine e kryetares se radhes se OSBE-se.

Gjate nje konference per shtyp ne Shkup, Milloshovski tha, se si kryesuese e radhes e kesaj organizate e cila qendron mbi palet, Greqia duhet te kaloje pertej grindjes mbi ceshtjen e emrit dhe te vizitoje edhe Maqedonine.

 “I garantoj  se do te jemi mikprites te mire” deklaroi Milloshovski. Ndonese zyrtarisht pala greke nuk komenton, korrespondenti i Top Channel ne Athine, Artur Bibe citon burime prane Ministrise se Jashtme greke qe i cilesojne deklarata e ministrit te jashtem maqedonas si  reklame elektorale dhe qe nuk duhen marre fare seriozisht.

Top Channel