Kosova, konsolidon raportet me Finlanden

03/02/2009 17:05

Kosova ka vendosur sot marredhenie te plota diplomatike me Finlanden dhe zyra perfaqesuese e ketij vendi tashme eshte kthyer ne ambasade.

Diplomatja finlandeze ne Prishtine, Kristina Haikio i dorezoi sot shefit te diplomacise kosovare Skender Hyseni, noten verbale te Ministrise se Jashtme te Helsinkit.

Hyseni ka falenderuar diplomaten per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Finlanda po i jep Kosoves dhe ka vleresuar si shume te rendesishem konsolidimin e marredhenieve.

“Ngritja e marredhenieve diplomatike ne nivel ambasadash eshte deshmi e progresit te arritur ne Kosove si dhe e stabilitetit te vendit gjate vitit te pare te pavaresise”, ka deklaruar Hyseni.

Top Channel