Kina “e heshtur” pas incidentit te kepuces
03/02/2009 04:55
Te parat qe raportuan protesten me kepuce ndaj ish-presidentit amerikan George W. Bush, mediat kineze ishin te heshtura kur e njejta gje i ndodhi kryeministrit te tyre Wen Jiabao.
Gazetat dhe faqet e internetit ne Kine raportuan viziten e Jiabaos, por asnje fjale per incidentin e kepuces.
Edhe ato pak diskutime qe u hapen neper forumet “on line” u fshine menjehere.
Agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua” beri te ditur se ministri i Jashtem kinez kishte percjell keqardhjen e pales britanike per incidentin, por pa dhene detaje se per cfare behej fjale.
Hedhja e kepuces ndodhi ne universitetin e Kembrixhit nga nje i ri, aktivist i organizatave qe mbrojne te drejtat e njeriut ne Tibet.
Top Channel