
Opozita ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka perdorur financimet e Bankes Boterore per te mbeshtetur nje projekt te dhendrit te tij per ndertimin e nje fshati turistik pikerisht ne gjirin e Jales, ku ne pranvere te vitit 2006 u shkaterruan brenda disa ditesh dhjetra shtepi e hotele pa leje.
“Ne raport thuhet se drejtori i ketij projekti eshte nje prej familjareve te nje prej udheheqesve me te larte te qeverise shqiptare dhe ky eshte kryeministri i vendit dhe drejtori i projektit eshte dhendri i tij. Thuhet ne raport, i provuar tashme nga hetimi i Bankes Boterore, qe pikerisht urdheri per te shkaterruar bizneset dhe pronat e familjeve te Jales eshte dhene pikerisht nga ky njeri qe eshte drejtori i projektit. Ai ka dale jashte kompetencave te tij kur ka urdheruar policine ndertimore, kur ka vene ne dispozicion te saj pajisjet e projektit per te shkaterruar pronat e ketyre familjeve”, eshte shprehur nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace.
“Drejtuesi i ketij projekti dhe i gjithe projekti eshte vene ne sherbim te interesave personale te publikuara edhe ne media gjate gjithe kohes te shkaterrimit dhe passhkaterrimit te pronave te ketyre familjeve ne Jale, ashtu sic thuhet qe e gjithe kjo veprimtari ka rene ndesh me direktivat e Bankes Boterore per te zhvendosurit dhe mbi te gjitha me direktivat e Bankes Boterore ne luften kunder varferise”, shtoi deputeti socialist gjate fjales se djeshme ne Kuvend.
Nderkohe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka mbrojtur projektin duke theksuar se raporti i BB-se nuk eshte perfundimtar, por e konsideroi ate si nje problem te brendshem te bankes.
“Ne territorin e ketij vendi vepron ligji shqiptar i cili vepron njesoj ndaj te gjitha ndertimeve te paligjshme. Nuk eshte nje raport i bankes, por i nje zyre te saj qe quhet ‘Paneli i inspektimit’ i cili akoma nuk ka marre formen e vete perfundimtare dhe i cili ne asnje rrethane nuk ka asnje problem me qeverine shqiptare, por ka problem me vete strukturat e bankes. Eshte nje diskutim i brendshem i tyre me te cilin ne nuk kemi asnje arsye te nderhyjme”, tha Sokol Olldashi.
“Ky eshte nje projekt i suksesshem, ndoshta projekti me transparent me i negociuar me publikun, me i negociuar dhe biseduar disa here me komunitetin e atyre zonave, i diskutuar me njesitin e qeverise se Bankes Boterore dhe i rene dakord me ta”, theksoi ministri.
Top Channel