Jala, Berisha mohon akuzat e BB-se

03/02/2009 00:25

I gjendur para gazetareve per ceshtjet ekonomike te vendit, kryeministri u pyet lidhur me raportin e Bankes Boterore per projektin e financimit ne bregdetin e Jales.

Sipas shefit te qeverise, raporti me akuza te ashpra nga BB, qe permend edhe drejtuesin e projektit, dhendrin e tij, eshte plot shpifje dhe pasoje e luftes se brendshme per pushtet ne gjirin e Bankes Boterore.

“Raporti eshte i mbushur me trillime te cilat pas nje rivaliteti te grupeve te ndryshme ne Banken Boterore. Ato njolla qe raporti i atribuon kesaj qeverie jane pikerisht ato njolla qe zbardhi kjo qeveri”, tha kryeministri.

Top Channel