“Greqia nuk ka ndryshuar qendrim per pavaresine e Kosoves”, deklaroi sot shefja e diplomacise greke, Dora Bakojanis.

Kjo do te thote se shteti helen nuk ka marre asnje vendim, nese do te njohe se shpejti ose jo shtetin e ri. Ministrja e beri deklaraten gjate vizites se sotme ne Prishtine.

“Cdo vend i merr vendimet per njohje bazuar ne interesin e vet dhe ne funksion te stabilitetit te rajonit”, u shpreh Bakojanis, pas takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Bakojanis shprehu angazhimin e Greqise ne misionin EULEX, KFOR dhe ne mekanizmat e tjere qe veprojne ne Kosove. Greqia eshte nje nga pese vendet anetare te BE-se qe nuk e ka njohur ende shtetin e Kosoves.

Top Channel