
Nje vejushe angleze 42-vjecare ka siguruar lejen per te perdorur spermen e bashkeshortit te vdekur, per te patur nje femije me farezim artificial.
Gruaja, qe ka edhe nje vajze, eshte lejuar ta perdore spermen e te shoqit dhe do ta dergoje ate ne SHBA, ku do te kryhet edhe farezimi. Vendimi i Human Fertilisation and Embryology Authority perben nje risi, pasi nuk ekzistonte ndonje dokument qe vertetonte se kjo ishte edhe deshira e burrit.
Nderhyrja nuk mund te kryhet ne Britani, pasi autoritetet nuk e lejojne nje gje te tille. Bashkeshorti 31-vjecar i gruas kishte vdekur nga komplikacionet pas nje nderhyrjeje per apendicitin.
Sperma eshte konservuar qe prej me shume se nje viti ne frigoriferet e klinikes ku do behet farezimi. Perpara nderhyrjes qe i mori jeten bashkeshortit, cifti kishte vizituar nje qender mjekesore farezimi artificial, pasi deshironte te kishte edhe nje femije tjeter.
Top Channel