Bogdanovic: Bisedojme vetem me UNMIK-un

03/02/2009 17:00

Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic ka deklaruar se per ceshtjet teknike qe lidhin Kosoven me Serbine, Beogradi eshte i gatshem te bisedoje vetem me autoritetet nderkombetare dhe jo me ato shqiptare.

“Persa u perket ceshtjeve teknike dhe dialogut mes Beogradit dhe Prishtines, ne jemi te gatshem te bisedojme per te gjitha ceshtjet. Por te vetmit bashkebisedues jane perfaqesuesit e UNMIK, KFOR dhe EULEX”, ka deklaruar Bogdanovic.

Ai ka shtuar me tej se me autoritetet shqiptare te Kosoves do te bisedohet vetem per ceshtjen e statusit, “e cila nuk eshte e zgjidhur dhe mund te rihapet”.

Top Channel