Beckham kerkon te qendroje te Milan

03/02/2009 13:25

Milanit iu deshen 6 ndeshje per te arritur dhe per te kaluar Juventusin. Dhe ne radhet e kuqezinjve ka dhene kontributin e tij edhe David Beckham.

Spice Boy, i njohur me shume per meritat e tij mediatike, arriti te konkretizoje ne fushe edhe virtytet e tij sportive, duke treguar sensin taktik, linearitetin e lojes dhe butesine e kembes.

Tashme, bashkeshorti i Victoria-s eshte nje element i pazevendesueshem i manovres kuqezi, funksioni i tij ekuilibrues eshe nje lloj amortizuesi ne formacion. Vleresimi vjen nga trajneri Carlo Ancelotti.

Me Beckham dhe Ronaldinho, Milan nuk ka humbur asnje prej 4 ndeshjeve te fundit, ka shenuar 9 gola, ka pesuar vetem dy.

David shkoi ne Milano per t’u argetuar paksa,ndersa tani golat e shenuar ndaj Bolonjes dhe Xhenovas, e kane rinuar ate gati 15 vjet. Tani Spice Boy kerkon te argetohet me gjate.

Por te gjithe e dine qe David, nuk eshte nje futbollist i lire, ka nje kontrate me Galaxy te Los Angeles, qe skadon ne vitin 2011.

Mesohet se gjate ketyre diteve Beckham, ka nisur aksionet e tij dhe ka mandatuar avokatet qe te negociojne, nese eshte e mundur qe kontrata me Galaxy te mbyllet me pare. Por gjithnje per kete duhet nje zgjidhje konsensuale…

Top Channel