BE e Kanada: Paketa 800 miliardeshe, drejt proteksionizmit

03/02/2009 11:25

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kane shprehur shqetesim se paketa 800 miliarde dollareshe per stimulimin e ekonomise amerikane mund te coje ne proteksionizem.

Ato kane ngritur shqetesim per nje klauzole te projektligjit, qe e ben te detyrueshme qe kompanite qe perfitojne nga kjo pakete, te porosisin lenden e pare, si hekuri apo celiku, ne Shtetet e Bashkuara.

Sipas BBC-se, ne nje leter drejtuar udheheqesve te senatit, ambasadori kanadez ne Uashington tha se nese kjo klauzole e blerjes se lendeve te para ne Amerike do te mbetej ne variantin perfundimtar, atehere ky ligj do te krijonte nje precedent negativ me pasoja globale dhe do t’i hiqte SHBA-se te drejten morale per ceshtjen e tregtise se lire.

Sot presidenti Obama pritet te emeroje senatorin republikan, Judd Gregg, ne postin e sekretarit te tregtise. Korrespondenti i BBC-se ne Uashington thote se zoti Obama shpreson qe me kete levizje te fitoje perkrahjen e republikaneve ne votimin e paketes per stimulimin e ekonomise qe po debatohet ne senatin amerikan.

Top Channel