
Nje shtetas nga Arabia Saudite eshte denuar me 30 goditje me kamzhik, pasi kishte tymosur nje cigare ne avion dhe kishte refuzuar ta shuante ate, edhe pasi e kishin urdheruar.
Pasagjeri ndodhej ne nje avion saudit te linjes se udhetimit nga Gedda ne Qurayyat. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja ne gjuhen angleze “Saudi Gazette”, sipas se ciles personi nuk i eshte bindur thirrjeve te asistenteve te fluturimit, qe i ishin lutur ta shuante cigaren.
Pas mberritjes ne destinacion, policia hipi ne bord dhe arrestoi pasagjerin. Ai ka thene se po ndiqte nje terapi per te lene duhanin, por nuk i ka shpetuar denimit per rrahje me kamzhik.
Ne nje tjeter rast te ngjashem te ndodhur prillin e kaluar, nje gjykate ne lindje te vendit denoi me 50 goditje me dru nje tjeter pasagjer, qe pinte duhan ne nje avion te linjes Dammam-Riad.
Top Channel