
Eshte prezantuar nepermjet faqes se internetit ,motori i ri Yamaha i Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo.
Me kete motor, te dy pilotet do te marrin pjese ne sezonin e ri te kampionatit boteror 2009 te motociklizmit, ku shpresojne ne tjeter sukses dhe titull kampion.
Emri i tij vazhdon te jete YZR-M1, ka nje peshe prej 148 kg, 200 kuaj fuqi dhe arrin nje shpejtesi maksimale mbi 320 km/h. Telajo e motorit vazhdon te jete prej alumini ne te gjithe perberjen e saj, megjithese eshte disi e ndryshme nga viti i shkuar, duke kujtuar ketu, se per sezonin 2009 do te perdoren vetem gomat Bridgestone, pasi eshte vendosur qe te perdoret vetem nje firme gomash.
Keto do te jene 16.5 poleshe dhe ne disa variante, me kanale, pa kanale, per piste te lagur dhe te mesme. Sistemi i frenimit te kteij motori eshte serish Brembo me dopio-disk karboni qe ka nje diameter prej 320 mm per gomen e pare dhe 220 mm per gomen e pasme dhe me vetem nje disk.
Top Channel