
Hamdi Salihi konfirmon formen e mire qe po kalon ne kete fillim te vitit 2009. Sulmuesi kuqezi ka shenuar ne miqesoren qe Ried fitoi 2-1 me Hajdukun e Splitit ne Belek.
Drejtuesit e klubit austriak kane qene mjaft te kenaqur nga loja e shkodranit ne kete test, ku lojtari ka treguar se u rikthye ne forme optimale. Ky eshte goli i peste i 25-vjeçarit ne fazen pergatitore ne Turqi. Ai shenoi dy gola ne miqesoren e perpara nje jave, ku skuadra e tij humbi 4-3 me Ingolstadt. Nderkohe qe me pare, sulmuesi kishte realizuar dy here ne porten e Vaid‘hofen (Riedi fitoi 2-1).
Paraqitjet e mira te Salihit ne pergatitjet per pjesen e mbetur te sezonit nuk i kane shpetuar syrit te skautve te klubeve te ndryshme evropiane. Fillimisht, interes per lojtarin kishin paraqitur turqit e Bursaspor, ndersa pas tyre jane hedhur edhe hipotezat per transferime te mundshme te qipriotet e Apollon Limason dhe Austria e Vjenes. Edhe pse ende nuk eshte konfirmuar, duket se Salihi ka qene ne fokusin e Udinezes ne Serine A.
Gjithsesi, fakti me i rendesishem eshte se sulmuesi duket plotesisht i gatshem qe te jape kontributin e tij per Kombetaren, ne sfiden eliminatore te 11 shkurtit me Malten.
Top Channel