Fellps pranon perdorimin e marijuanes

01/02/2009 19:45

Gjigandi i notit, njeriu i rekordeve ne Pekin 2008, Majkell Fellps ka pranuar perdorimin e marijuanes pas publikimit nga mediat te disa fotove ku tregonin notarin amerikan duke duke pire substanca te ndaluara.

“Jam 23 vjec dhe megjithe suksesit qe kam pasur ne pishine, jam sjell si adoleshent dhe ne menyre te papershtatshme”, thuhet ne nje deklarate te lene nga kampioni olimpik.

“Me vjen keq dhe u premtoj fansave te mi dhe publikut se nuk do te ndodhe me”, shtoi Fellps.

E perjavshmja angleze “News of the World”, publikoi ne faqen e saj te pare nje foto te nentorit te kaluar, ku shihet se 23-vjecari mban ne duar nje pipe te gjate qe perdoret vetem per mariuane, duke pire pikerisht kete lloj droge.

Kjo foto, sipas gazetes, mund te jete dhe fundi i endrres se Fellps per te thyer rekordin e tij me 14 medalje ari ne olimpiada. Gazeta angleze ka ne faqen e saj edhe nje deshmi te nje vajze e cila ka qene prezente ate mbremje.

“Dua te them se ai kishte pire shume dhe e dinte mire se cfare po bente. Nese do te vazhdoj te festoj keshtu, do te jete e veshtire ta shohim ate me medalje”, pohon vajza deshmitare.

Komiteti Olimpik Amerikan dhe trajneri i tij Bob Bouman nuk kane komnetuar asgje rreth kesaj fotografie, por sipas te perjavshmes angleze, Fellps rrezikon perjashtimin per 4 vjet nga te gjitha aktivitetet.

Top Channel