
Debati per bujqesine u shtri edhe mes LSI-se dhe PS-se, kete radhe lidhur me programin per permiresimin e gjendjes. Nderkaq LSI-ja iu rikthye debatit per votimin e buxheteve ne bashkite e vendit, duke deklaruar se ajo nuk ka patur qellim voten kunder socialisteve, por transparencen.
Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili ka sqaruar se ne ato bashki ku projektet kane qene transparente, LSI ka dhene voten pro duke mos patur asnje kundershtim.
“Ky kryetar ka zgjedhur tashme modelin e prefeksionuar te bunker-bashkise e cila nuk sqaron, komunikon dhe nuk thote se c’bene. Te tere kryetaret e bashkive dhe pushtetit lokale, edhe ata qe perfaqesojne LSI-ne ne ato pak bashki si ne Lushnje, ne Patos, Lezhe, nuk ekzison asnje problem dhe ju s’keni pasur mundesi te percillni te tilla”, eshte shprehur Vasili.
Ai akuzoi socialistet dhe kreun Edi Rama per kopjim te programit te bashkise.
“Programi yne do te kete shume i qarte. Do t’u lutemi publikisht te bejne zemren gure dhe te mos vazhdojne te kopjojne ne menyre kaq pa gusto dhe pa shije, sepse kjo eshte nje gje qe u ben dem atyre dhe jo shqiptareve”, theksoi Vasili.
E menjehershme ka qene pergjigjja e socialisteve.
“PS ka dy vjet qe merret me fshatin, kurse Ilir Meta ka nje vit qe merret me PS-ne. Do te jene qytetaret shqiptare ata qe do te gjykojne se kush ben punet e Shqiperise dhe kush ben punet e shtepise”, nensekretari i programit te PS-se, Ervin Bushati.
Top Channel