Thaci: Tadic, ne hijen e Milloshevic

31/01/2009 14:05

Shefi i qeverise se Kosoves duke folur per pavaresine e Kosoves dhe mosnjohjen e saj nga Beogradi, u shpreh se ne zyren e Boris Tadic ndodhet ende hija e Sllobodan Milloshevic.

“Fatkeqesisht, Beogradi ende nuk mund te pajtohet me faktin se Kosova eshte e pavarur, por perpiqet ta rrezikoje teresine territoriale te Kosoves”, u shpreh Thaci, ne nje interviste per nje te perditshme serbe.

Duke i kerkuar Serbise qe te mendoje me shume per te ardhmen e saj euroatlantike se sa per te kaluaren, Thaci theksoi se pavaresia e Kosoves ka sjelle me shume paqe, stabilitet, mirekuptim dhe tolerance nderetnike.

Top Channel