
Autoritetet amerikane i dergojne Prokurorise se Pergjithshme deshmine e Efraim Diverolit i pyetur nga ata per llogari te hetimeve qe po ben prokuroria shqiptare lidhur me trafikun e fishekeve mes Shqiperise dhe Afganistanit.
Prokuroria e Pergjithshme eshte treguar teper e rezervuar per te dhene detaje mbi deshmine e 22-vjecarit amerikan, pasi pergjigjet e tij konsiderohen nga prokuroret si kyce per te sqaruar lidhjet mes tregtise se fishekeve dhe tragjedise se Gerdecit.
Ne qershor te vitit te kaluar Diveroli foli nepermjet avokatit te tij duke deklaruar se ishte mashtruar sepse nuk e dinte qe fisheket ishin prodhim kinez. Publikisht Diveroli ka akuzuar me pare Ministrine shqiptare te Mbrojtjes dhe kompanine e tregtise se armeve MEICO per perfshirje ne afera te paligjshme ne tregtine e municioneve.
Gjithsesi nuk dihet nese ai i ka zyrtarizuar akuzat e mediave ne deshmine zyrtare te dhene para prokuroreve amerikane. Gjashte jave para mbushjes se nje viti nga tragjedia e madhe e Gerdecit, prokuroret shqiptare kane tashme ne dore deshmine kyc te partnerit amerikan te kompanise shteterore MEICO dhe kompanise private Albademil, drejtuesit e te cilave jane ne burg.
Prokuroret kane nisur po ashtu leterporosi nepermjet Ministrise se Drejtesise edhe ne Zvicer per te marre deshmine e Heinricht Thomeit i njohur me pseudonimin Zot i Luftes.
Leterporosia e trete u eshte drejtuar autoriteteve qipriote per te marre informacion per firmen Evdin LTD dhe per te zbardhur transaksionet e saj bankare.
Top Channel